“Telenovela” e rinovimit mes Real Madridit dhe Vinicius Junior vazhdon ende dhe duket sikur nuk do të mbarojë ndonjë. Sipas përditsimeve të fundit të ESPN, Real Madridi tani e ka rritur ofertën e tij, duke i ofruar atij 22 milionë euro për sezon.

Megjithatë, Vinicius Junior vazhdon me këmbënguljen e tij ëpr shifrën 30 milionë euro, aq sa paguhet Kylian Mbappe. Një tjetër çështje që ndan palët është edhe pjesa e bonuseve dhe imazhit të lojtarit, ku sërish anësori brazilian kërkon të ketë më shumë të drejta.

Në anën tjetër, Arsenal po shqyrton me kujdes situatën dhe është gati të ndërhyjë në rast se nuk gjehet gjuha e përbashkët mes Realit dhe sulmuesit brazilian.

The post Perez lëshon dorën dhe i dërgon ofertën e re Vinicius Junior, braziliani sërish heziton appeared first on Telesport.