Pavarësisht se kampioni i botës me Spanjën, Rodri, ka zgjedhur të vazhdojë tashmë karrierën te Real Madrid, ende nuk është arritur marrëveshja me Man. City-n. Klubi anglez pretendon një shifër mbi 75 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin spanjoll, ndërsa oferta e Realit shkon deri në 50 milionë euro.

Në rast se ndodh të mos vijë Rodri, trajneri Jose Mourinho ka gati planin B. Në miqësoren ndaj Fiorentinës, Mourinho habiti jo pak me aktivizimin e Alexander Arnold në mesfushë, duke e lëvizur atë nga krahu i djathtë i mbrojtjes.

Ideja e Mourinhos ishte që të kompensojë përkohësisht mungesën e një maestro të vërtetë të mesfushës, një rol që Rodri e mishëron në mënyrë të përsosur.

Pavarësisht se ka në skuadër dy emsfushorë të sprovuar si Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga, Mourinho nuk beson tek asnjë prej tyre dhe nuk do të ishte aspak befasi nëse Alexander Arnold do të luajë si mesfushor qendror në sezonin e ri, gjithmonë nëse nuk vjen Rodri.

The post Ideja e bujshme e Mourinho: Në rast se nuk vjen Rodri për mesfushën, do vijë Alexander Arnold… appeared first on Telesport.