Kur mendojmë për Georgina Rodriguez, partneren dhe të fejuarën e Cristiano Ronaldos, na vijnë në mendje luksi, jeta e rehatshme dhe shkëlqimi mediatik. Por përtej imazhit të ekspozuar në rrjetet sociale, ish-punonjësja e një butiku “Gucci”, e cila 10 vite më parë fitoi zemrën e yllit portugez, tregon edhe pasiguritë e saj personale.
Georgina ka rrëfyer se komentet negative për trupin e saj në rrjetet sociale e kanë prekur. Pas disa fotove me bikini gjatë pushimeve me Ronaldon dhe familjen, ajo i tha partnerit: “Më shqetëson fakti që tani më quajnë të shëndoshë, sepse unë jetoj nga imazhi im”.

Përgjigjja e Ronaldos, sipas saj, ishte: “Ti nuk jeton nga imazhi yt. Ti jeton nga ajo që je. Një grua perfekte. E bukur, me një fizik mahnitës, nënë, njeri i mirë, e suksesshme dhe që e jeton jetën me dashuri. Çfarë kërkon më shumë? Është normale të të kenë zili”.
Georgina shtoi se çdo vit trupi i saj bëhet temë diskutimi: “Kush vendos se cili është trupi ‘i duhur’? A mendojmë ende se lumturia ka një masë?”. Ajo theksoi se stërvitet jo për të humbur peshë, por sepse palestra i sjell lumturi, shëndet dhe ekuilibër mendor.

Së shpejti Georgina dhe Cristiano pritet të martohen në Madeira, ishulli ku ka lindur legjenda portugeze. Ajo e përshkruan veten si nënë e gjashtë fëmijëve, duke përfshirë në zemër edhe Angelin, binjakun e ndjerë të vitit 2022.
Pushimet e Georgina Rodríguez në Mallorca mahnisin fansat, mes zërave për martesën me CR7 (fotot)
The post Georgina zbulon bisedën private me CR7: “Më thonë se jam e shëndoshë”. Ylli portugez: “Është normale të të kenë zili” appeared first on Telesport.
