Ministria e Financave njoftoi se emetimi i letrave shtetërore me vlerë është realizuar sipas planit të paraparë në ribalancin e Buxhetit 2026 dhe kalendarit të publikuar të ankandeve.
Sipas ministrisë, i gjithë procesi është transparent, ndërsa në faqen zyrtare janë publikuar kalendari dhe prospektet me kushtet e ankandeve.
Të dhënat për periudhën 1 janar – 31 korrik tregojnë se të ardhurat e përgjithshme në Buxhet kanë arritur në 204.553 miliardë denarë, ose 53.9% të planit, duke shënuar rritje prej 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Edhe të ardhurat tatimore janë rritur me 10%, ndërsa rritjen më të madhe e ka shënuar tatimi mbi fitimin me 20.6%, pasuar nga TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat personale.
Ministria bën të ditur se kompanive u janë kthyer 23.333 miliardë denarë TVSH, 3.5% më shumë se në shtatëmujorin e vitit 2025.
Në anën e shpenzimeve, investimet kapitale kanë arritur në 21.288 miliardë denarë, ose 39.6% më shumë se një vit më parë, ndërsa janë shlyer në kohë detyrimet ndaj kreditorëve vendas dhe të huaj.
Ministria e Financave thekson se mbetet e përkushtuar ndaj menaxhimit transparent, të përgjegjshëm dhe në përputhje me ligjin të financave publike.
