Apolonia e vajzave u mund me rezultatin 4-0 në gjysmëfinalen e raundit të dytë të UEFA Women’s Champions League, të zhvilluar sot në Itali, ndaj skuadrës suedeze Hammarby.
Fieraket nuk arritën të siguronin një vend në finalen e grupit, pasi kundërshtaret zhbllokuan sfidën në minutën e 41-të dhe dyfishuan avantazhin në fundin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, skuadra suedeze shënoi edhe dy herë të tjera, duke vulosur fitoren 4-0.
Apolonia do të rikthehet në fushë më 8 gusht dhe do të përballet me humbësen e çiftit Juventus – Torreense, në ndeshjen e vlefshme për renditjen përfundimtare të këtij raundi.
The post UEFA Women’s Champions League: Apolonia pëson humbjen të thellë ndaj Hammarby. Fieraket kanë edhe një shans të fundit appeared first on Telesport.
