Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga pushimet e saj, ku shfaqet elegante pranë detit me një fustan të gjelbër që i nxjerr në pah linjat.

Moderatorja dhe këngëtarja ka publikuar një video në Instagram, ku krahas pamjeve të bukura shkroi mesazhin: “Fear less. Live more” (“Ki më pak frikë. Jeto më shumë”).

Me këtë postim, Luana duket se ka përcjellë një mesazh pozitiv për të shijuar momentin dhe për ta jetuar jetën me më shumë guxim.

Pamja e saj verore dhe atmosfera buzë detit kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe elegancën./Indeksonline/

The post Luana “çmend”, pozon si një sirenë në mes të detit appeared first on Veriu.info.