Lionel Messi udhëhoqi Inter Miami drejt fitores 4-2 ndaj Atlético de San Luis, në debutimin e të dyja skuadrave në “Leagues Cup”, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist. Ndeshja shënoi rikthimin e argjentinasit si titullar pas Botërorit 2026.
The finish. The celebration. Leo Messi 🩷🖤 pic.twitter.com/fRxzbkF6Ae
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) August 6, 2026
Skuadra meksikane kaloi në avantazh pas vetëm 5 minutash, por Inter Miami reagoi me 4 gola në pjesën e parë. Messi barazoi rezultatin pas 10 minutash me një goditje brenda zonës, më pas realizoi golin e dytë pas një kombinimi të bukur me Yannick Bright dhe Noah Allen, ndërsa dha edhe asistin për golin e katërt të shënuar me kokë nga Micael.
SI CAPITÁN! Messi x2 😎💪 pic.twitter.com/ssqChmttZL
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) August 6, 2026
Allen kujtoi Jordi Alba më të mirë, duke dhënë tri asistime, ndërsa Telasco Segovia shënoi golin e përmbysjes. Pas ndeshjes, trajneri Guillermo Hoyos e krahasoi Messin me piktorin e famshëm Pablo Picasso: “Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Djemtë po më tregonin golin e parë që shënoi. Ne që kemi luajtur futboll e dimë si është. Nëse do të flisnim për pikturën, do të ishte Picasso”.

The post Messi shkëlqen me dopietë në “Leagues Cup”, trajneri i vendos nofkën e re “Picasso i futbollit” appeared first on Telesport.
