Lëvizja e Barcelonës për të transferuar Rodrin ka befasuar shumëkënd. Fillimisht klubi nuk kishte plan të përforconte mesfushën, por dëmtimi i Frenkie de Jong dhe pasojat e tij serioze ndryshuan strategjinë e drejtuesve sportivë. Edhe pse marrëveshja ende duhet të finalizohet, vetë tentativa për të marrë kapitenin e Spanjës zbulon shumë mesazhe.

Së pari, Marc Casadó mund të përgatitet për largimin. Nëse mesfushori i akademisë mendonte se dëmtimi i De Jong do t’i jepte një tjetër mundësi, ka gabuar. Hansi Flick ka zgjedhur afrimin e një lojtari tjetër në vend që t’i besojë atij.

Transferimi është gjithashtu një sinjal për De Jong. Barcelona mund ta përballojë mungesën e tij prej rreth pesë muajsh, por historia e dëmtimeve të holandezit e ka shtyrë klubin të sigurohet me një mesfushor të nivelit botëror.

Për Marc Bernal, Rodri do të jetë një mësues i madh. Talenti duhet të ketë durim dhe të vazhdojë zhvillimin. Në fund, ky është edhe një mesazh për Real Madridin: nëse më parë madrilenët fituan duelet e merkatos me Cucurella dhe Bernardo Silva, tani Barcelona kërkon të përgjigjet me Rodrin.
The post Ja mesazhet e forcës që fshihen pas transferimit të Rodrit te Barcelona appeared first on Telesport.
