Interi nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Moussa Diaby, për krahun e djathtë të mbrojtjes, pas largimit të Denzel Dumfries dhe dështimit të transferimit të mundshëm të Marco Palestra.

Në garë së fundmi për francezin është futur fuqishëm edhe Leverkusen. Në anën tjetër, Al-Ittihad qëndron i palëkundur në kërkesën e tij për të lënë të lirë Diaby vetëm për shifrën 35 milionë euro.

Sipas Corriere dello Sport, drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, ka një propozim konkret për klubin saudit që përfshin disa milionë euro dhe kartonin e mesfushorit shqiptar Kristian Asllani.

Në anën tjetër, Leverkusen ka treguar gatishmëri të plotë për të paguar shifrën 35 milionë euro për mbrojtësin francez. Java e ardhshme do të jetë vendimtare.

The post Inter nuk heq dorë nga Diaby, në lojë futet edhe Asllani, por duhet mposhtur më parë Leverkusen appeared first on Telesport.