Pasi nuk arriti të transferonte dot Vinicius Junior, i cili zgjodhi të rinovonte me Real Madridin edhe për 6 vitë të tjera, Arsenal është i detyruar të shqyrtojë alternativa të tjera për krahun e majtë të sulmit.

Ish-fituesi i “Topit të Artë”, Michael Owen, i ka sugjeruar Arsenalit, transferimin e Marcus Rashford, për krahun e majtë të sulmit.

“Rashford do të përshtatej mirë në planet e Mikel Arteta dhe do të punonte mirë me pjesën tjetër të skuadrës që kanë në dispozicion. Ai duket personi i përsosur për t’i besuar krahun e majtë të sulmit”, tha Oëen, në një intervistë të fundit për Metro.

Kujtojmë që Manchester United ka vendosur shifrën 40 milionë paundë për klubet brenda Premier League që duan Rashford. Për klubet jashtë Anglisë, kjo shifër është shumë herë më e ulët.

The post Owen i sugjeron Arsenalit yllin e Man. United: Duke lojtari i përsosur për ata appeared first on Telesport.