Real Madrid fitoi 1-2 në Budapest në miqësoren ndaj Ferencvarosh. Në përfundim të takimit, kapiteni i “Los Blancos”, Federico Valverde, nuk i kurseu aspak lëvdatat për trajnerin Jose Mourinho.
“Nuk e prisja që Mourinho të ishte kështu, në këto ditë që kam kaluar me të. Shumë i afrueshëm. Në fund të fundit, ai është dikush që është aty me personalitetin e tij. Ndonjëherë është i ashpër, por mendoj se kështu mund të përmirësohesh. Më pëlqen mënyra se si na trajton, si më trajton mua”, tha Valverde.
Po ashtu mbrojtësi uruguajan pati fjalë të mira për shokun e ri të skuadrës Bernardo Silva dhe bëri një koment të shkurtër për rastin e Rodri-t.
“Bernardo Silva është një lojtar magjik… dhe shumë gazmor dhe argëtues. Vendimi i Rodrit? Unë flas për veten time, i përqendruar në klub”, shtoi Valverde.
The post “Nuk e prisja që Mourinho të ishte kështu”, Valverde nuk e fsheh dot të vërtetën appeared first on Telesport.
