Pasi Vinicius Junior rinovoi për 6 vite të tjera me Real Madridin, Arsenal e ka harruar përfundimisht brazilianin dhe i është rikthyer një piste të vjetër për të forcuar sulmin.
Londinezët kanë hedhur sërish sytë nga ylli turk i Juventusit, Kenan Yildiz, për të cilin janë gati të bëjnë çmendurinë në merkato.
Edhe pse Juventus ka lënë të kuptohet vazhdimisht se nuk e mendon largimin e Yildiz, mediet angleze dhe konkretisht The Athletic, bën me dije se Arsenal është gati ta bëjë fantazistin turk transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit dhe një nga më të shtrenjtit në historinë e futbollit.
Sipas raportimit në fjalë, Arsenal është i gatshëm për një shifër 120 milionë paundë (138 milionë euro) për të bindur Juventusin për të hequr dorë nga Kenan Yildiz.
The post Arsenal harron njëherë e mirë Vinicius Junior, bën gati 120 milionë paundë për një 21-vjeçar appeared first on Telesport.
