Pas lajmit se Labinot Tahiri, së bashku me reperin 2 Ton, kanë dhuruar 5 mijë euro për Roelin, djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, ka reaguar edhe bashkëshortja e këngëtarit, Selvije Jao.

Përmes një postimi në Instagram, Selvija ka shprehur mirënjohjen për dy artistët, duke theksuar se e vlerëson veçanërisht faktin që njerëz të ndryshëm po kujdesen për Roelin me dëshirë dhe pa pasur nevojë t’u kërkohet ndihmë.

Ajo ka thënë se ndihet e qetë kur sheh se djali i saj nuk është i vetëm dhe se rreth tij ka njerëz që e mbështesin edhe në mungesë të babait të tij.

Selvija ka theksuar gjithashtu se, kur Roeli të rritet, do të jetë në gjendje të kuptojë se babai i tij ka lënë pas njerëz me zemër të madhe, të cilët kanë vazhduar të kujdesen për të.

Bashkëshortja e Shpatit ka vlerësuar çdo formë mbështetjeje, duke thënë se secili person ka mënyrën e vet për të treguar solidaritetin.

Sipas saj, ndihma që ajo dhe Roeli kanë marrë nga njerëz që nuk kërkojnë asgjë në këmbim ka një vlerë shumë të veçantë.

Ajo ka shtuar se ata që u kanë qëndruar pranë në mënyrë të sinqertë tashmë i konsideron pjesë të rrethit të saj familjar, gjersa përfundoi me një falënderim dhe urim që e gjithë kjo mirësi t’u shpërblehet. /Telegrafi/

The post Selvije Jao reagon pas ndihmës për Roelin: Jam e lumtur që nuk është vetëm appeared first on Veriu.info.