Gjatë këtij viti Kina është goditur shpesh nga moti ekstrem. Autoritetet në të gjitha nivelet kanë organizuar përpjekje për parandalimin, zbutjen dhe ndihmën gjatë fatkeqësive në mënyrë efikase, për të minimizuar humbjet dhe të garantuar sigurinë e jetës dhe pronave brenda mundësive që kanë.

Gjatë kësaj vere, Kina përjetoi tajfune të shpeshta. Së fundmi, në përgjigje të tajfunit “Dolphin”, Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës kundër Thatësirave, aktivizoi menjëherë një reagim emergjent të Nivelit IV për kontrollin e përmbytjeve dhe përgatitjen për të përballuar tajfune, duke evakuuar dhjetëra mijëra banorë parakohe.
Në një sondazh të CGTN -së për këtë çështje ,87.4% e të intervistuarve besojnë se Kina është në gjendje të bëjë dislokime parandaluese dhe të përgjigjet në mënyrë të rregullt para fatkeqësive natyrore.

Më parë, në përgjigje të tajfunit “Bavi”, provinca Zhejiang koordinoi mbi 4500 ekipe shpëtimi emergjence, më shumë se 23.000 artikuj makinerish ndërtimi dhe mbi 170.000 personel shpëtimi për të marrë pjesë në operacionet ndihmëse, ku 92.5% e pjesëmarrësve pranojnë kapacitetin e fuqishëm të Kinës për menaxhimin e emergjencave dhe mobilizimin organizativ.

Gjatë tajfunit “Maysak”, Rajoni Autonom Guangxi-Zhuang dërgoi mbi 200.000 njësi furnizimesh për ndihmë në rast fatkeqësie në zonat e prekura, për të siguruar nevojat themelore të jetesës së banorëve të prekur nga fatkeqësia, për të cilën, 90.8% e pjesëmarrësve e cilësojnë sistemin e rezervës dhe shpërndarjes së furnizimeve për ndihmë në rast fatkeqësie të Kinës, si shumë efikas.

Përveç kësaj, në përgjigje të fatkeqësive natyrore, Kina ka vënë në përdorim shumë aparate me teknologji të përparuar në operacionet e shpëtimit dhe emergjencës: mjeti ajror pa pilot i shpëtimit emergjent “Wing Loong-2H” ndihmoi në rivendosjen e komunikimeve të rrjetit publik, dhe helikopterët e serisë “Changhe Z-8” shpërndanë furnizime shpëtimi etj.
