Pas fitores 2:1 ndaj Aston Villës mbrëmë në Superkupën e UEFA-s, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, zbuloi objektivin e radhës të ekipit të tij.

Parisienët synojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi.

“Objektivi ynë i radhës është ta fitojmë Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi. Duhet ta ruajmë ambicien dhe të besojmë te vetja. Do të jetë shumë e vështirë, por nuk duam të relaksohemi dhe jemi të vendosur”, deklaroi Enrique.

PSG-ja e nisi sezonin me fitore në Superkupën e UEFA-s dhe mbrojti trofeun e fituar vitin e kaluar.

Në Ligën e Kampionëve, vetëm futbollistët e Real Madridit kanë arritur të fitojnë tre trofe radhazi.