Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell dhe erëra të lehta deri mesatare nga veriu, njofton Administrata Hidrometeorologjike.

Pasdite pritet jostabilitet në vende të caktuara me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa lokalisht janë të mundshme edhe stuhi afatshkurtra të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 28 deri në 34 gradë.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

The post Mot me diell dhe i ngrohtë, shi pasdite appeared first on Alsat.