Sot është një ditë e veçantë për çiftin Gimbo dhe Selin, pasi Gimbo feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Për ta bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme, dyshja ka vendosur të udhëtojë larg Kosovës, drejt bregdetit, për të shijuar rrezet e diellit dhe relaksin buzë detit.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Selin ka ndarë me ndjekësit pamje nga festimi i tyre privat në plazh.

Në njërën prej fotove, Gimbo shihet i buzëqeshur pranë një pjate me fruta të freskëta dhe një qiri ditëlindjeje, ndërsa Selin e ka uruar Gimbo-n me fjalët: “Duke festuar dashurinë dhe dashurinë time”.

Screenshot

Përveç momentit festiv buzë detit, Selin ka publikuar edhe pamje nga përgatitjet e saj, si dhe pamje piktoreske të plazhit ku po kalojnë këto ditë pushimi, duke treguar se po shijojnë çdo moment të këtij udhëtimi romantik.

Screenshot
Screenshot

The post Çifti në bregdet, kështu po e feston Gimbo sot ditëlindjen appeared first on Veriu.info.