Milan e ka mbyllu fazën përgatitore me një fitore prestigjioze 4-2 kundër Manchester United. Ish-trajneri i Djajve të Kuq, Ruben Amorim, foli për Sky pas ndeshjes miqësore.
“Lojtarët që janë jashtë projektit? Ata luajtën mirë gjatë fazës përgatitore, por ne duhet të marrim disa vendime. Mendoj se është e rëndësishme të ndryshojmë dhe ne po ndryshojmë. Jemi në fillim të një projekti; kemi lojtarë të rinj që duhet t’u jepet hapësirë. Më vjen keq për lojtarët, por duhet të marr disa vendime”.
Lidhur me Rafael Leao, Amorim diskutoi dëmtimin e tij dhe situatën në merkato: “Nuk mendoj se dëmtimi i tij është serioz, por nuk e di nëse ai do të jetë gati për ndeshjen e parë të sezonit. Ai është lojtari ynë, jemi të kënaqur me të, do të shohim merkaton; ai është një lojtar i shtrenjtë…
“Ai do të duhet të luftojë për një vend. Cisse luajti mirë dhe do t’ia vështirësojë gjërat. Saelemaekers ka ndryshuar pozicione, dhe pastaj kemi Pulisic, i cili po kthehet. Shumë lojtarë do të luftojnë për vendin e tyre”.
Së fundmi, Amorim foli edhe për Maignan dhe Rabiot, duke sqaruar se vendimi për t’u dhënë atyre disa ditë shtesë pushimi ishte i tiji: “Ata kishin më shumë ditë sepse luajtën më shumë. Të gjithë ankohen për numrin e ndeshjeve. U dhashë atyre tre ditë shtesë sepse e dija tashmë se nuk do të ishin në gjendje të luanin këtu.
“Ishte vendimi im, jo i lojtarëve. Ata duan të stërviten; do të jenë gati për ndeshjen e parë të kampionatit. Ata kishin një program dhe e ndiqnin atë. Do të doja që kjo të ishte e qartë”.
The post “Leao nuk do ta ketë të lehtë”, Amorim: Ja çfarë duhet të bëjë appeared first on Telesport.
