Luftëtari rus Islam Makhachev, ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën “welterweight” (pesha deri 77kg), pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj irlandezit Ian Machado Garry. Ai dominoi në eventin UFC-330 zhvilluar në Philadelphia.
Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Makhachev (49-46, 49-46, 48-47), duke korrur suksesin e 28-të në karrierë (ka edhe një hjmbje) dhe qëndron kampion i dyfishtë i botës (mban edhe titullin e peshës lightweight-pesha deri 71kg). Për irlandezin kjo është humbja e dytë në karrierë (ka edhe 17 fitore).
Një duel në përgjithësi i ekuilibruar, me të dy luftëtarët që dhanë spektakël në kafaz në të pestë raundet. Machado u përpoq të dominojë, por nuk ishte konstant, ndërsa Makhachev dominoi në shumicën e raundeve, duke e merituar fitoren.
Po në këtë event, në peshën “strawweight” (pesha deri 52kg), luftëtarja amerikano-braziliane Mackenzie Dern fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj kanadezes Gillian Robertson (49-46, 49-46, 48-47). Një duel i fortë mes dy prej luftëtarëve më të mira, me Dern që mbron titullin e këtij Divizioni.
The post UFC-330/ Makhachev qëndron kampion i dyfishtë i botës, Dern mbron titullin e peshës “strawweight” appeared first on Telesport.
