Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri është fitues i Topit të Artë. 28-vjeçari u shpall më i miri në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Rodri me Spanjën ka fituar Kampionatin Evropian, ndërsa me Manchester Cityn fitoi Premier Leaguen.
Ka shkëlqyer gjatë gjithë edicionit të kaluar. Aktualisht është i lënduar.
Rodri është shpallur më i miri për periudhën prej gushtit të vitit 2023 deri në gushtin e vitit 2024.
Është pritur që Vinicius Junior i Real Madridit ta fitojë Topin e Artë, por gazetarë sportivë nga 100 vendet më të ranguara të FIFA-s votuan për Rodrin.
Kishte thirrje Vini para se të shpallej fituesi.
“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”.
Topin e Artë për herë të parë “France Football” e organizon së bashku me UEFA-n. Janë tri kritere kryesore që vendosin: paraqitja individuale, karakteri vendimtar dhe mbresëlënës; performanca dhe arritjet e ekipiut; klasi dhe loja e ndershme.
Gazetarë të specializuar sportivë nga 100 vendet më të ranguara në FIFA vendosin për fituesin. Secili vend e ka nga një përfaqësues. Nominimin e 30 më të mirëve e ka bërë France Football së bashku me disa palë të tjera.
