Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në ClickPlus ka komentuar letrat e fundit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dërguar liderëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, transmeton TV21.
Duke komentuar ato çfarë shkruan Ahmeti në disa nga letrat e publikuara, Ibrahimi mohon se ka prishje të marrëdhënieve ndëretnike dhe se vlerëson se letrat dalin nga frika e drejtësisë.
“Realisht nuk ka asnjë shenjë të prishjes së marrëdhënieve ndëretnike. Ajo është imagjinatë e zotëri Ahmetit për shkak se nuk është në pushtet dhe rrjedhimisht edhe frika nga drejtësia e zotëri Ahmetit, e familjes Ahmeti dhe eksponentëve të lartë të BDI-së”, tha Ibrahimi.
