Joao Cancelo është gati të kthehet në Barcelonë për herë të tretë. Mbrojtësi portugez ka arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e tij me Al Hilal dhe është gjithnjë e më afër kthimit në klubin katalanas.
Pas javësh negociatash, mbrojtësi portugez ka arritur një marrëveshje me Al Hilal për të ndërprerë kontratën e tij dhe, sapo të përfundojnë hapat e fundit ligjor, ai do të jetë i lirë të kthehet te klubi “blaugrana”.
Portugezi tashmë ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar në Katalonjë që këtë javë për të përfunduar transferimin. Dëshira e Cancelo për t’u kthyer te Barça kishte qenë qartësisht e dukshme në javët e fundit.
Mbrojtësi portugez kishte arritur prej kohësh një marrëveshje me klubin katalanas mbi kushtet personale të kontratës së tij të re. Objektivi i tij kryesor ka qenë gjithmonë të kthehet te Barcelona dhe të vazhdojë aty përvojën e tij.
Problemi ishte kontrata me Al Hilal, por tani palët tani kanë arritur një zgjidhje që i lejon lojtarit të lirohet nga klubi saudit dhe të përgatitet për kthimin e tij në Spanjë. Cancelo ka finalizuar të gjitha detajet me Barcelonën, pas një marrëveshjeje të arritur në qershor.
The post Cancelo ndërpret kontratën me Al Hilal, gjithçka është gati për kthimin e tij në Barcelonë appeared first on Telesport.
