Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një helikopter privat është rrëzuar pasditen e sotme në ishullin grek të Sifnos, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:17 me orën lokale, ndërsa helikopteri është rrëzuar në zonën e Tholos.
Forcat e emergjencës janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka informacion zyrtar për numrin e personave që ndodheshin në bord apo për gjendjen e tyre.
Priten detaje të reja nga autoritetet për rrethanat e aksidentit dhe personat që ndodheshin në helikopter./tch.
The post Rrëzohet helikopteri në ishullin Sifnos në Greqi, raportohet për gjashtë viktima appeared first on Alsat.
