Mbrojtësi Harry Maguire, në një intervistë para sezonit të ri, kërkon të bëjë liderin te Manchester United. Ai po hyn në sezonin e tij të tetë në “Old Trafford” dhe kërkon të lërë gjurmë.
“Të luaja për këtë klub është një ëndërr e bërë realitet. Të jem këtu në sezonin tim të tetë është diçka për të cilën jam vërtet krenar. Në këtë fazë të karrierës sime, dua të jem pjesë e një ekipi të suksesshëm dhe që fiton”, tha Maguire.
Më tej, mbrojtësi veteran anglez komentoi: “Ky duhet të jetë qëllimi për të gjithë djemtë këtë sezon: Duam të jemi konkurrues deri në fund të sezonit në çdo garë. Ne duam të përmirësohemi nga sezoni i kaluar”.
“Të gjithë duan të fitojnë Premier League e ky do të jetë qëllimi ynë, kjo është ajo që kërkon ky klub. Ne kemi besimin se mund të jemi vërtet konkurrues dhe mund të mposhtim këdo në ditën tonë. Do të jetë një sezon emocionues
“Jam në një moshë ku ata mund të sjellin sa lojtarë të duan, të sjellin të gjithë lojtarët më të mirë. Dua të fitoj të gjitha trofetë dhe të jem lakmitar për këtë, por varet nga klubi. Sa më e fortë të jetë skuadra, aq më shumë mundësi kemi për të fituar këto trofe dhe kjo është e gjitha kur luan për këtë klub“, tha Maguire.
The post Maguire: Objektivi është titulli në Premier, dua të jem pjesë e një ekipi të suksesshëm dhe që fiton appeared first on Telesport.
