Goli i parë ka mbërritur tashmë për Gonçalo Ramos, por tifozët presin shumë më tepër. Ndoshta së bashku me një trofe në atë që po duket si një sezon rilindjeje për Milan. “Nuk kam pasur kurrë dyshime”, tha sulmuesi portugez.

Ky është një nga klubet më të rëndësishme në botë dhe ishte ekipi i preferuar i babait tim. Gjeta një grup fantastik kur erdha. Javët e para në Milanello ishin pozitive“, shtoi më tej Gonçalo Ramos.

Ish-lojtari i PSG-së foli më pas për trajnerin Ruben Amorim, i cili e ka ndryshuar ndjeshëm mentalitetin e tij t e Milan: “Ndaj vizionin e tij për futbollin. Është mirë të ndiej besimin e tij dhe faktin që ai më dëshiron në projektin e tij”.

“Kjo më ka dhënë edhe më shumë motivim. Qëllimi im është të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur dhe shpresoj gjithashtu të shënoj shumë gola. I besoj instinkteve të mia, përpiqem të marr vendimet e duhura dhe ta lexoj mirë lojën“, tha Ramos.

The post Gonçalo Ramos: Nuk kam pasur kurrë dyshime për Milan, dua të shënoj dhe fitoj sa më shumë trofe këtu appeared first on Telesport.