Yan Diomande, transferimi i madh i verës i Real Madrid, foli për emocionet që rrethuan transferimin e tij në klubin më prestigjioz në botë. Talenti foli për momentin kur mësoi për interesin e “Los Blancos”, telefonatën nga José Mourinho dhe këshillën që mori nga Didier Drogba.

Jam krenar dhe i lumtur sepse kam arritur ëndrrën time. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të bëhem lojtari më i mirë në botë dhe vazhdoj të punoj drejt kësaj. Kam besim në vetvete. Ardhja te Ral ishte si të jetoja një ëndërr, sepse nuk ka klub më të madh”, shprehet lojtari nga Bregu i Fildishtë.

Që nga momenti që e dëgjova, nuk mund të flija, nuk mund ta besoja. U habita sepse Mourinho më foli në frëngjisht. Ai u zgjua në orën pesë të mëngjesit për të më telefonuar: kjo do të thotë se isha i rëndësishëm për të. Kur të telefonon Real Madrid, nuk mund të thuash jo“, tha Diomande.

Talenti, më pas tregoi fjalët e para të trajnerit portugez: “Ai më tha: ‘Të premtova se do të ishe pjesë e ekipit tim, dhe ja ku je.’ I thashë se isha i lumtur të punoja me të sepse ai është më i miri. Mund të mësoj shumë; ai është trajneri i duhur për të vazhduar zhvillimin tim. Jam gati të jap gjithçka, të vdes për të

.”

Pas kësaj deklarate erdhi replica e Mourinho, që donte ta korrigjonte, duke zhvendosur fokusin nga marrëdhënia personale te skuadra: “Pa ndjekur atë që tha fjalë për fjalë, është një shprehje që më pëlqen. Por do të doja që ai të vdiste për grupin, për Real Madrid dhe jo për mua”.

“Kolektivi para individit. Fjalët janë të lehta, është më e vështirë të ndërmarrësh veprime“, shtoi Mourinho, duke theksuar se Diomande nuk bën përjashtim në dhomën e zhveshjes: “Fjalët e tij nuk janë të ndryshme nga ato që shoh te të gjithë lojtarët e tjerë. Shoh një grup të përkushtuar, me dëshirë për të bërë mirë.”

The post “Jam gati të vdes në fushë për Mourinho”, reagon portugezi: Jo për mua, por për Real Madrid appeared first on Telesport.