Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka pranuar se nuk mundi ta bindte Rodri të qëndronte në klub, ndërsa Savinho donte të largohej që nga dita e parë që ai mbërriti në klub. Italiani përgatitet për sezonin e parë në krye të “cityzens” pas largimit të Pep Guardiola.
Në përgatitje, Maresca ka parë disa lojtarë “big” të largohen, si fituesie i Topit të Artë, Rodri (shkoi te Barcelona), ndërsa të dy klubet kanë një marrëveshje për transferimin e Savinho te Tottenham. Edhe Omar Marmoush është gjithashtu i lidhur me klubin e Londrës veriore.
I pyetur nëse u përpoq ta bindte Rodrin të qëndronte, Maresca tha: “Është mjaft e qartë kur lojtari dëshiron të largohet, atëherë është e komplikuar ta bindësh atë të qëndrojë. Ndodhi me Rodrin dhe e njëjta gjë po ndodh me Savinho”.
“Që nga dita e parë, ai më ka kërkuar që dëshiron të largohet. Kështu që tani po presim. Por është e komplikuar. Kur lojtari mendon se ka nevojë për një sfidë të re ose dëshiron të ndryshojë ekip për arsye të tjera bëhet e komplikuar atëherë t’i bindësh ata të qëndrojnë
Më tej, Maresca shtoi: “Kur lojtarët largohen, dikush duhet të vijë. Nëse nuk je gati, shohim nëse Omar qëndron ose shohim se çfarë ka ndodhur. Sigurisht, do të kemi më shumë mundësi në rast se lojtarët largohen. Nuk jam i shqetësuar”.
“Ne, që nga dita e parë, e dimë saktësisht se çfarë na duhet. Po punojmë së bashku me, e dini, me drejtorin sportiv, me klubin, dhe përsëri, janë 10 ditë deri në fund, 11 ditë deri në fund, dhe shumë gjëra mund të ndodhin”, tha Maresca.
The post Maresca: Nuk munda ta bindja Rodri të qëndronte, ndërsa ai donte të largohej që nga dita e parë appeared first on Telesport.
