Aston Villa ka filluar bisedimet me mesfushorin Leon Goretzka. Ish-ylli i Bayern Munich tani është një lojtar i lirë, pasi i përfundoi më 30 qershor kontrata me skuadrën babareze.
Villa dëshiron të nënshkruajë një mesfushor të ri mbrojtës para afatit të fundit. Goretzka dhe bayern vendosën të mos vazhdojnë së bashku pas 8 vitesh (51 gola në 312 ndeshje zyrtare).
Për Goretzka u interesuan edhe disa skuadra italiane (kryesisht Milan), por paga e tij bëri që të gjitha bisedimet për një transferim në Serie A të dështonin.
31-vjeçari gjerman ka gati 2 muaj që është në kërkim të një skadre të re dhe duket se e ardhmja do të jetë në Premier League. Aston Villa ka nisur prej disa ditësh bisedimet me agjentin e lojtarit.
The post U largua nga Bayern si lojtar i lirë, mesfushori gjerman nis bisedimet për kalimin në Premier League appeared first on Telesport.
