Katerina Dimitrovska nga Njësia Zgjedhore 1 nga lista e deputetëve të Koalicionit “Maqedonia jote” e kryesuar nga VMRO-DPMNE, do të jetë deputetja e re në Kuvend.

Paradite në seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandateve, kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko i njoftoi anëtarët se Dimitrovska e ka pranuar mandatin.

Dimitrovska vjen në vendin e Marija Mitevës, e cila dha dorëheqje nga funksioni i deputetes dhe u bë zëdhënëse e Qeverisë.