Në prag të ndeshjes së parë për këtë sezon të ri në La Liga, atë në transfertë ndaj Elche, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk iu ka shpëtuar dot pyetjeve në lidhje me lojtarët që mund të largohen nga klubi deri më 1 shtator, afati i fundit i merkatos.

Flick shpjegoi qartë situatën e lojtarëve që mund të largohen nga klubi, veçanërisht Jules Kounde dhe Alejandro Balde, emrat e të cilëve janë lakuar vazhdimisht gjatë kësaj merkatoje. Megjithatë, trajneri gjerman tha se duhet të presim deri në fund.

“Është një situatë në të cilën po bëjmë shumë ndryshime. Duhet të presim deri në fund të afatit kalimtar. Është normale të ketë largime kur vendos se dëshiron lojtarë të rinj dhe mendon se si ta bësh ekipin më të fortë”, tha Flick.

Trajneri gjerman iu përgjigj edhe pyetjes nëse po mbështetej tek Alejandro Balde dhe si po e shihte gjatë këtyre javëve të para.

“Është një pyetje e vështirë. Balde ka cilësi të jashtëzakonshme dhe për mua, ajo që thashë më parë është e rëndësishme: duhet të kesh bindjen për të luftuar për vendin tënd. Dua ta shoh këtë nga të gjithë lojtarët”, shtoi Flick.

The post Flick lë në ajër të ardhmen e dy titullarëve: Duhet të presim… appeared first on Telesport.