Manchester City e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke mundur 2-1 Bournemouth në “Etihad”. City e nisi vrullshëm takimin. Rico Leëis pati një mundësi të mirë shënimi që në minutën e 4-të, por portieri i kundërshtarëve, Djordje Petrovic, bëri pritje fantastike.
Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Evanilson, ishte Marcus Tavernier që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 39-të, Erling Haaland godet bukur me kokë, por Petrovic ishte i pakalueshëm. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bournemouth.
Në minutën e 51-të, Marc Guehi godet me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë. Në minutën e 63-të, transferimi më i shtrenjtë i Manchester City, Elliot Anderson, lë fushën e lojës i dëmtuar. Në vend të tij futet Mateo Kovacic.
Në minutën e 79-të, Bournemouth i afrohet golit të dytë. Daniel Jebbison godet me kokë pas një krosimi nga goditja e dënimit, por Donnarumma bëri një super pritje.
Në minutën e 84-të, Marc Guhei tregohet i saktë këtë herë me kokë, pas krosimit të Rayan Cherki nga këndi. SHIKOGOLIN
Në minutat shtesë ishte Josko Gvardiol që bëri rolin e sulmuesit dhe dërgoi topin në rrjetë, pas pasimit të marrë nga Cherki. City vuan shumë, por në fund fiton 2-1. SHIKOGOLINEGVARDIOL
Në sfidën tjetër, Brighton mundi 4-0 Aston Villa. Vendasit shënuan 4 gola të shpejtë brenda 30 minutave të para. Miqtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Joao Gomes u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të.
The post Man. City fiton në frymën e fundit me përmbysje spektakolare, Aston Villa turpërohet në transfertë (video) appeared first on Telesport.
