“Ishim të pafat. Gjithsesi, jam shumë, shumë i kënaqur me performancën pas një kohe kaq të shkurtër në dispozicion. Djemtë luftuan deri në fund, vunë zemrën në fushë dhe kjo është diçka që thamë se nuk është e negociueshme”.
Është kjo deklarata e trajnerit të Liverpool, Andoni Iraola, që në ndeshjen e parë si trajner i “reds” në Premier League barazoi 2-2 në fushën e Newcastle. Një barazim që erdhi në minutat shtesë, pas një penalltie të realizuar nga Szoboslai.
“Ky është standardi, por në përgjithësi ishte një performancë shumë e mirë. Fatkeqësisht, nuk arritëm të merrnim tre pikët e plota. Kokat janë pak të ulura, por janë gjithashtu realistë, e dinë se kemi pasur shumë sfida të vogla tashmë“, tha trajneri Iraola.
“Nuk mendoj se e meritonim ta humbasim ndeshjen dh e e vlerësoj përpjekjen e lojtarëve deri në fund. Nuk i kam parë statistikat, por jam i sigurt se do të kemi më shumë shanse, më shumë nga gjithçka
“Lojtarët që erdhën nga stoli na dhanë energji. Nuk e di nëse luajtën më mirë apo më keq, por na dhanë energji. Dhe mund ta ndjeni mënyrën se si duam të luajmë, jo të gjithë do të rezistojnë 90 minuta. Kështu që na duhet kjo energji nga ata që vijnë nga stoli dhe mendoj se sot ndodhi“, deklaroi Iraola.
The post Iraola: Nuk u dorëzuam deri në fund, lojtarët që erdhën nga stoli na dhanë energji appeared first on Telesport.
