Gazetar: Suad Bajrami
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se Hrisitijan Mickoski kërkon zgjedhje pasi s’ka para në buxhet për tenderët kriminalë. Filipçe thotë se pushteti nuk ka rezultate të mira në asnjë fushë, ndërsa nga keqmenaxhimi qytetarët dhe kompanitë i ndjejnë pasojat.
“Për zgjedhje jemi të gatshëm kurdo që të jenë, por nuk do të jemi alibi. Hristijan Mickoski ka dy të tretat në Kuvend, pushtet absolut, mund të shpallë zgjedhje kur të dëshirojë, pse i duhet LSDM-ja tani? Nuk hyjmë në atë lojë. Njeriu do të shpallë zgjedhje kur më nuk do të ketë para, ndërsa paratë po zhduken gjithnjë e më shumë”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja reagoi ndaj deklaratës, duke theksuar se Filipçe ka humbur kontaktin me realitetin dhe se flet ashtu siç i dikton mentori i tij Zoran Zaev.
“I vetmi person në shtet që nuk dëshiron zgjedhje dhe u ikën atyre është Venko Filipçe dhe llumi i LSDM-së. Edhe nga Hëna shihet qartë se si atij, ashtu edhe llumit, u është bërë e qartë se çfarë debakli do të pësojnë dhe se si do të mposhten nga qytetarët”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Çështjen e zgjedhjeve paraprakisht e hapi kryeministri Hristijan Mickoski i cili tha se nuk do ta refuzonte një ofertë të mundshme nga opozita për zgjedhje të parakohshme. Për mbajtjen e zgjedhjeve. Menjëherë reagoi BDI-ja duke theksuar se zgjedhjet duhet të mbahen urgjentisht. VLEN gjithashtu është shprehur e gatshme për zgjedhje. /Alsat.mk
The post Filipçe: Mickoski do të kërkojë zgjedhje kur të zbrazet buxheti appeared first on Alsat.
