Kryetari i Tetovës sot  foli për ndërtimin e një garazhi në kate mbrapa lokacionit të quajtur Tivoli. Ai tha se kur ka ardhur në krye të komunës ka gjetur një projekt  të një parkimi me dy kate, por e ka ndërprerë, sepse siç shtoi,  ka pasur elemente korruptive dhe pakënaqësi nga banorët.

Megjithatë parkingjet sipas Kasamit do të ndërtohen pasi të zgjidhen problemit me ujin, kanalizimin dhe shkollat.

Çështja e parkingjeve në kate ka qenë një ndër premtimet kryesore të Kasamit.  Ai sot lëshoi në përdorim disa vend parkime që kanë qenë më parë garazhe të ndërtesave, ndërsa i tha se parkingje të tilla do të lëshohen edhe gjatë javëve në vazhdim.