Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka bërë të ditur përmes një InstaStory se ka pësuar aksident me veturë. Rexha ka treguar se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, derisa ishte duke udhëtuar drejt Zvicrës.

Sipas tij, gjatë lëvizjes në autostradën, në rrugë janë hedhur gurë, duke shkaktuar aksidentin.

“Siç e kam lajmëruar në postimin tim, mbrëmë duke shkuar në Zvicër, gjatë autostradës në Kosovë, dikush ka hedhur gurë”.

“Ndoshta edhe dikush tjetër ka pësuar të njëjtin aksident si ne. Falë Zotit kemi shpëtuar. Makina është prishur, por e kemi rregulluar dhe tani jemi nisur përsëri për Zvicër”, ka shkruar ai.