Atletico Madrid duket se më në fund është dorëzuar në lidhje me çështjen “Julian Alvarez”. Skuadra spanjolle është gati të lërë të lirë sulmuesin argjentinas për 130 milionë euro, lajm që është konfirmuar nga “The Athletic”.

Sulmuesi argjentinas është në qendër të një tërheqjeje litari me Atlético Madrid, një situatë që tani duket se po shkon përtej aspektit sportiv. Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Colchoneros” dhe nuk e ka fshehur kurrë interesin e tij për Barcelonën, e cila konsiderohet destinacioni i tij i preferuar.

Ky pozicion bie ndesh me atë të Atletico, ku janë të vendosur të mos lehtësojnë një transferim në Katalonjë. Atlético Madrid thuhet se ka qenë i hapur vetëm për mundësinë e një transferimi te Arsenal, një zgjidhje që lojtarit nuk i pëlqen.

Gjithsesi, Alvarez nuk ka ndërmend të ndryshojë mendje dhe do të vazhdojë të shtyjë për një transferim te Barça derisa të mbyllet afati kalimtar. Një shenjë tjetër e kësaj është shfaqur në mediat sociale: sulmuesi “pëlqeu” një video të postuar në TikTok që e tregonte atë me fanellën e Blaugrana-s dhe festimin e tij të famshëm Spider-Man.

The post Atletico bëhet gati të shesë Alvarez por vetëm tek Arsenal, sulmuesi do të presë Barçën deri më 1 shtator appeared first on Telesport.