Qendra për Zhvillim të Rajonit Planifikues Juglindor njofton qytetarët se më 27 dhe 31 gusht do të zhvillohen aktivitete për kontrollin e popullatës së mushkonjave në pesë komuna përmes dezinfektimit larvicidal dhe adulticidal, njoftoi Qendra.

Spërkatja do të bëhet nesër në Bosillovë, Novo Sellë dhe Strumicë, ndërsa më 31 gusht në Vasilevë dhe Vallandovë.

“Aktivitetet po kryhen me qëllim uljen e popullatës së mushkonjave dhe marrjen e masave parandaluese për të mbrojtur shëndetin publik”, tha në një deklaratë Qendra për Zhvillim e Rajonit të Planifikimit Juglindor.

Shtohet se nëse kushtet e motit nuk lejojnë zbatimin e aktiviteteve brenda kohës së caktuar, trajtimet do të riplanifikohen për periudhën tjetër të favorshme.

The post Nesër dhe më 31 gusht, spërkatje kundër mushkonjave do të kryhet në pesë komuna në juglindje të vendit appeared first on Alsat.