Në 7 vjetorin e saj, A1 në Maqedoni hapi një kapitull të ri të zhvillimin e saj duke prezantuar platformën e re të komunikimit. Përmes kësaj platforme, kompania i afrohet edhe më shumë përdoruesve të saj dhe pasqyron thelbin e markës si dhe angazhimin e saj më të rëndësishëm, ku pas çdo inovacioni, shërbimi dhe përparimi teknologjik, gjithmonë qëndrojnë përdoruesit dhe nevojat e tyre reale. Përdoruesit janë arsyeja pse A1 investon vazhdimisht në teknologji të reja moderne, shërbime dixhitale dhe një përvojë më të mirë e të përmirësuar me qëllim të komunikimit më të lehtë, mësimit dhe përfitimit të përvojave të reja.
Në shtatë vitet e fundit, kemi investuar, zhvilluar dhe ndërtuar një rrjet modern dhe superior, por ajo që ka vlerën më të madhe për ne është besimi që ndërtojmë me përdoruesit tanë. Teknologjia ka kuptim të vërtetë vetëm kur është në shërbim të njerëzve, kur i ndihmon ata të jenë më afër, të përparojnë dhe të lëvizin më me besim në botën dixhitale. Me mesazhin “A1 juaj” duam të themi qartë se pas çdo investimi, inovacioni dhe shërbimi tonë qëndrojnë njerëz, dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur ata dhe për të ndihmuar në përparimin e tyre”. – Metodija Mirçev, Drejtor Ekzekutiv i A1 Maqedoni.
The post A1 Maqedonia prezanton platformën e re të komunikimit appeared first on Alsat.
