Një deklaratë e bërë sot nga Joan Laporta për mediet pranë klubit katalanas, ku shprehet se oferta e tyre për Alvarez është ende në tryezë, ka ngjallur reagimin e fortë të Atletico Madridit.

“Kemi marrë informacion se Atlético Madrid dëshiron të shesë Julian Alvarez. Pra, oferta jonë është ende në tryezë deri në fund të afatit kalimtar. Ne jemi gati ta nënshkruajmë atë dhe duam që Atlético Madrid ta dijë këtë”, u shpreh Laporta.

“Barcelona na ka dëmtuar ekonomikisht dhe shoqërisht. Ka 0% shanse që ne ta shesim Julian Alvarez te Barça. Nuk ka të bëjë me paratë. Ka të bëjë me dinjitetin. Nuk ka asnjë shans që ne do ta shesim atë te Barça, pasi po zhvillohet një fushatë me shumë gënjeshtra.

Lojtari po viktimizohet, por viktima e vetme e rastit Julian Alvarez jemi ne”, thuhet në reagimin për shtyp të klubit madrilen.

The post “Nuk ka të bëjë me paratë, por me dinjitetin”, reagimi i ashpër i Atletico-s pas deklaratës së Laportës për Alvarez appeared first on Telesport.