Jose Mourinho është një admirues i madh i Manu Kone, mesfushorit francez të Romës, të cilët njëkohësisht po e ndjekin shumë klube të mëdha. Sipas AS, Manu Kone është ndjekur prej javësh nga vëzhguesit e Real Madridit dhe të gjithë janë të një mendjeje se francezi është profili i duhur për mesfushën e “Los Blancos”.
Megjithatë, transferimi i Kone drejt Real Madridit këto ditë të mbetura të merkatos duket pak i vështirë. Para se të tentojë transferimin e francezit, Real Madrid duhet të shesë më parë një nga mesfushorët që ka në skuadër aktualisht.
Emri më i mundshëm është ai i Eduardo Camavinga, për të cilin ka interes konkret nga ana e Manchester United. Në rast shitjeje të Camavinga-s, atëherë Real Madrid do të dërgojë një ofertë në drejtim të Romës për Kone.
The post Manu Kone drejt transferimit befasues te Real Madrid, por më parë duhet plotësuar një kusht appeared first on Telesport.
