Egnatia dhe Dinamo do të luajnë sot ndeshjet e tyre më të rëndësishme në histori në kupat e Europës. Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit në transfertë ndaj Lillestrom. Rezultati i ndeshjes së parë në Rrogozhinë ishte 0-0.

Nevil Dede ka vendosur të zbresë nga fusha e parë në këtë formacion titullar: Dajsinani; Ndreca, Sota, Bitri, Smajli; Fernando, Aleksi, Loukili; Gruda, Albanese, Adjesa

Edhe në rast eliminimi, Egnatia do të vazhdojë aventurën e saj në Europë, por do të shkojë në grupet e Europa League.

Dinamo do të provojë kualifikimin për në grupet e Conference League. Blutë e drejtuar nga Ilir Daja do të ndeshen ndaj Pafos në Qipro. Ndeshja e parë edhe pse e dominuar ndjeshëm nga Dinamo, u mbyll 1-1.

Ilir Daja ka vendosur të zbresë me këtë formacion: Teqja; Përndreca, Aliji, Dita, Ismaili; Silva-Richards, Qardaku, Malomo; L. Vila, Fadairo, Qefalija

The post Egnatia dhe Dinamo për të shkruar historinë, mësohen formacionet zyrtare të dy klubeve shqiptare në ndeshjet e kthimit në Europë appeared first on Telesport.