Barcelona po fiton 1-0 ndaj Athletic Bilbao pas 45 minutave të para, në sfidën e prapambetur nga java e parë, e cila po luhet në “Camp Nou”.
Rasti i parë i rrezikshëm do të vinte në minutën e 24-të, ku Raphinha humbi një mundësi ideale, pas një krosimi perfekt të Xavi Espart.
Në minutën e 29-të, Pedri gjen golin, por anullohet për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it. Sfida u zhbllokua në minutën e 37-të, ku Raphinha gjeti golin, pas një asisti maestral të Pedri-t dhe një veprimi të bukur në zonë nga vetë sulmuesi brazilian.
Në minutën e 41-të, Barcelona i afrohet golit të dytë me Lamine Yamal, por Unai Simon bën një pritje të shkëlqyer. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Barcelonën.
The post Vendos goli i Raphinha, Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Bilbao (video) appeared first on Telesport.
