Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, çifti i njohur që nisi romancën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 3”, kanë zbuluar gjininë e foshnjës së tyre.
Përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ata kanë ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.
Zbulimi i gjinisë u bë gjatë pushimeve të tyre në Jug, ku dyshja ka realizuar një video emotive për të ndarë këtë moment special.
Përmbi videos ku zbulojnë të rejat e ëmbla, ata kanë shkruar përshkrimin “Çfarë bekimi”, duke marrë menjëherë qindra urime nga ndjekësit dhe miqtë e tyre.
Ky njoftim vjen vetëm pak javë pasi çifti konfirmoi publikisht shtatzëninë e Anës. Me zbulimin e gjinisë së bebit, lidhja e tyre po kurorëzohet me kapitullin më të rëndësishëm, duke marrë gjithë vëmendjen e publikut që i ka ndjekur që nga fillimi.

The post Ana dhe Kevin zbulojnë gjininë e bebës appeared first on Veriu.info.
