Mosmarrëveshjet rreth përplasjes midis Julian Alvarez dhe Atletico Madrid vazhdojnë edhe sot.

Sulmuesi argjentinas, një objektiv i Barcelona dhe Arsenal në merkaton e kësaj vere, tani e sheh veten të ndarë në shtëpi me pjesën tjetër të skuadrës “colchoneros”.

Mediat spanjolle konfirmojnë sot se ai humbi edhe seancën e tretë stërvitore radhazi. Madje mësohet se ai dërgoi klubit një certifikatë mjekësore që dëshmonte se ndodhej në depresion për shkak të situatës.

Sulmuesi ishte kritikuar ashpër nga tifozët e Atleticos gjatë ndeshjes së fundit kundër Villarreal: Në këtë pikë, një transferim duket zgjidhja e vetme e mundshme.

The post Alvarez vazhdon të mos dalë në stërvitjen e Atletico, sulmuesi dorëzon çertifikatën se ndodhet në depresion appeared first on Telesport.