Presidenti i FSHF-së, njëkohësisht zv/presidenti i UEFA-s, Armand Duka ishte prezent në ceremoninë e hedhjes së shortit të Conference League, të mbajtur në Monako, aty ku Egnatia mësojë rivalët në fazën e grupeve.
“Me krenari të veçantë ndoqa sot shortin e UEFA Conference League! Për herë të parë në histori, një klub shqiptar mes klubeve të Conference League!
Një arritje e jashtëzakonshme për Egnatian dhe futbollin shqiptar! Urimet e mia dhe shumë suksese në Europë”, postimi i Armand Dukës, i cili u shfaq krah presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Hera e parë që një klub nga Superiorja siguron “biletën” për në grupet e Conference League. Egnatia ishte gjithashtu pranë grupit të Europa League por u permbys ne Norvegji.
Aritja më e madhe deri tani nga elita e futbollit për klube në Shqipëri, përkon me Skënderbeun në grupet e Europa League, sezoni 2015-2016.
The post Shorti i Conference League, Duka flet nga Monako. Mesazhi i presidentit të FSHF appeared first on Telesport.
