Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e shtëpisë së tij, në Aragon, në MotoGP. Një garë e dominuar nga Marquez, që la pas vëllanë e tij Alex Marquez, i dyti me Ducati Gresini.

Ata dueluan mes tyre për fitoren, ndërkohë që në podium u ngjit edhe italiani Marco Bezzecchi, i treti me Aprilia. Edhe pse u përpoq deri në fund, ai nuk arriti dot të hyjë në duelin mes dy vëllezërve Marquez.

Vetëm i katërti spanjolli Pedro Acosta me KTM, që la pas patriotin e tij Jorge Martin me motorin tjetër Aprilia. Pavarësisht vendit të pestë, Martin vazhdon të komandojë renditjen e përgjithshme në MotoGP.

The post Marc Marquez dominon dhe fiton garën sprint në Aragon, spanjolli Jorge Martin komandon renditjen appeared first on Telesport.