Duke qenë se të martën, më datë 1 shtator, mbyllet zyrtarisht merkato, Barcelona nuk ka më kohë në dispozicion për të transferuar një qendërsulmues. Dëshira e madhe e katalanasve është Julian Alvarez, por transferimi i argjentinasi është një mision i pamundur pas rezistencës së vazhdueshme të Atletico Madridit.

Sport zbulon se drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të bërë vetëm një përforcim të fundit para 1 shtatorit dhe do të jetë një qendërmbrojtës që luan me këmbën e majtë, kërkesë e trajnerit Hansi Flick.

Duke ditur kohën e paktë që ka në dispozicion, emri që po fiton terren ditët e fundit është ai i Ruud Nijstad, qendërmbrojtësit të ri të Twente. Vlera në treg e 18-vjeçarit është 10 milionë euro, sipas Transfermarkt.

The post Të martën mbyllet merkato, Barcelona merr vendimin e rëndësishëm. Zgjidhja e vetme mund të vijë nga Holanda appeared first on Telesport.