Ngjarja e rëndë e kësaj jave, ku mbeti e vrarë 25-vjeçarja Jetlira Foniqi e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë, ka tronditur thellësisht opinionin publik. Dhimbja dhe revolta për humbjen e saj dhe të foshnjës u shndërruan në një thirrje gjithëpopullore kundër femicidit.

Dje, sheshi i Prishtinës u mbush nga qytetarë të shumtë që protestuan me slloganin “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. Protestuesit kërkuan me ngulm masa të menjëhershme nga institucionet për ndalimin e dhunës ndaj grave.

Kësaj revolte qytetare i është bashkuar edhe Tayna. Përmes një postimi në profili e saj në InstaStory, ajo ka shpërndarë pamje nga protesta në Prishtinë duke adresuar hapur fenomenin e dhunës dhe mentalitetin e vjetruar që po merr jetë nga dita në ditë.

The post “Mentaliteti shekuj mbrapa”, Tayna me reagim pas protestës kunder vrasjes së grave appeared first on Veriu.info.