Pas transferimit të Rafael Leao drejt Galatasaray-it, edhe një tjetër futbollist i Milanit duket se do t’i bashkohet atij në Stamboll. Mediet italiane bëjnë me dije se Youssouf Fofana, i cili nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim, i ka thënë “po” ofertës së Galatasaray-it.

E vetmja gjë që mbetet për t’u vendosur mes dy klubeve, është nëse ky transferim do të jetë në formë huazimi të thjeshtë apo huazim me të drejtë apo detyrim blerjeje.

Fofana është nën kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2028, por është i detyruar të largohet dhe Galatasaray deri tani është klubi që ka treguar interesin më konkret për të.

The post Pas Rafa Leao, edhe ylli tjetër i Milanit i thotë “po” Galatasaray-it appeared first on Telesport.