KUMANOVË – Era e fortë që ka përfshirë sot rrethinën e Kumanovës ka shkaktuar edhe dëme materiale.
Sipas informatave paraprake të siguruara nga Faktiditor.info, një lis i madh është rrëzuar nga era dhe ka përfunduar mbi një veturë, brenda së cilës ndodhej shoferi.
Sipas informacioneve të para, shoferi ka pësuar lëndime të lehta.
Ende nuk ka detaje të plota për rrethanat e ngjarjes dhe dëmet e shkaktuara. Informacionet janë paraprake dhe pritet konfirmimi nga autoritetet kompetente.
